Pas rezultateve pozitive të djeshme nga Dani Alves dhe Lenglet, Barcelona njoftoi sot se një tjetër lojtar ka dalë pozitiv me Covid-19.
“Jordi Alba ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ai nuk do të marrë pjesë në stërvitjen e kësaj të marte.
Alba është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vendosur në izolim në shtëpi.
Klubi ka njoftuar tashmë autoritetet kompetente”, është shprehur klubi i Barcelonës në një njoftim zyrtar./ h.ll/abcnews.al
LATEST NEWS | @JordiAlba has tested positive for Covid-19 and will not be taking part in today’s training session.
The player is in good health and is in isolation at his home. The Club has informed the relevant authorities. pic.twitter.com/Qn5frbUwrM
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 28, 2021