Barcelona është një hap më afër shpalljes kampion në La Liga për këtë sezon, pas fitores 4-0 ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 32-të.
Pas 14 minutash, vendasit kaluan në epërsi me golin e Andreas Christensen.
Situata për Betisin u përkeqësua edhe më shumë, kur Edgar Gonzalez 33’) pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë, për t’i lënë ata me 10 lojtarë.
Pas vetëm tre minutash nga ajo situatë, Robert Lewandowski dyfishoi shifrat.
Për 3-0 u përkujdes Raphinha në minutën e 39′.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, teksa një auto-gol nga Guido Rodriguez në minutën e 82′, solli një fitore të thellë për ekipin e Xavit.
Pas javës së 32, Barcelona ka mbajtur diferencën për 11 pikësh nga Real Madrid, pasi aktualisht kanë 79 pikë, me madrilenët që kanë 68, ndërsa në javën e 33-të katalanasit takohen me Osasunan. SHIKO GOLAT