Barcelona rikthen Aubameyang?

schedule16:09 - 11 Janar, 2023

schedule 16:09 - 11 Janar, 2023

Lista e Barcelonës mund të riorganizohet në merkaton e dimrit. Pra, sulmuesi 33-vjeçar Pierre-Emerick Aubameyang, i cili nuk po kalon mirë te Chelsea, mund të rikthehet në Camp Nou.

“Në orët e fundit, Barcelona ka qenë duke u konsultuar me La Ligën për një kufi pagash si pjesë e mundësisë për të rikthyer Aubameyang nëse largohen Memphis Depay ose Frank Kessy”, tha gazetari Gerard Romero për Jijantes.

Kujtojmë se Pierre-Emerick Aubameyang luajti për Barcelonën në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Më pas në 24 ndeshje për Barcelonën futbollisti gabonez shënoi 13 gola dhe dha një asistim. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!