Janë kohë të katalanasve. Skuadrat e futbollit të klubit të Barcelonës njohin vetëm triumfe këtë sezon, pavarësisht nga niveli I moshës apo nga gjinia.
Pasi ekipi i të rriturve i djemve, me në krye trajnerin Hansi Flik, fitoi Kupën e Mbretit duke mundur sërish Realin në një finale, suksese arritën edhe ekipi I të rinjve për meshkuj dhe skuadra e vajzave.
Barcelona fitoi Championsin për të rinj pasi dominoi plotësisht finalen ndaj ekipit turk Trabzonspor, duke e mbyllur me shifrat 4-1.
Ndeshja për trofeun u luajt në qytetin zviceran, Nion, në selinë e UEFA-s, dhe golat për katalanasit u shënuan nga Diarra, Kuenka, Alba dhe sërish Diarra.
Vetëm në fund, turqit shënuan një rrjetë ngushëllimi.
Ky ishte titulli I tretë për të rinjtë “blaugrana”, që janë rekordmenë në këtë konkurrim.
Vajzat katalanase ende nuk I kanë fituar Championsin dhe as La Ligën, madje rrezikojnë disi përballë Realit, por kontinenti është nën këmbët e tyre.
Barça fitoi sërish 4-1 ndaj Çelsit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke u kualifikuar për në finale me rezultatin e përgjithshëm 8-2.
Përballë, në 24 maj do të kenë vajzat e Arsenalit që shkaktuan një të papritur duke eliminuar Lionin, ndërsa më herët kishin mundur edhe Realin.
Barcelona është tri herë kampione e Europës për femra, dhe synon sa më shpejt të arrijë rekordin e Lionit që ka 8 trofe.