Christopher Nkunku është kthyer në lojtarin e preferuar të disa skuadrave të mëdha. Paraqitjet e francezit me kanë rënë në syrin e Barcelonës, PSG dhe Manchester United.
Por skuadra që këmbëngul për Nkunku është Milan, me kuqezinjtë që nuk heqin dorë nga lojtari i Laipzig.
Drejtuesit kuqezi vazhdojnë të studiojnë situatën, duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje për një tratativë që nuk është aspak e lehtë. Sepse vlera e lojtarit është e lartë, rreth 60 milionë.
Gjithçka do të varet nga mundësitë ekonomike të pronarëve të rinj, sepse Pioli e pret krahëhapur lojtarin, që me karakteristikat që ka do të zgjidhte shumë probleme në mesfushë. Nkunku ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 20 asiste gjatë sezonit 2021/2022. /f.a./abcnews.al