Barcelona mori një lajm të mirë të martën, pasi qeveria katalanase vendosi të lejojë stadiumet e futbollit, përfshirë edhe Camp Nou, të funksionojë me kapacitet të plotë nga e premtja e 15 tetorit.
Njoftimi erdhi pikërisht në kohën e duhur, me “El Clasicon” mes Barcelonës dhe Real Madridin që do të luhet më 24 tetor.
Barcelona, së bashku me organizata të tjera sportive profesionale, humbën shumë të ardhura të mundshme vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia. Ndeshje dhe ngjarje të shumta u anuluan, edhe ata që u luajtën ishin me dyer të mbyllura, ose me kapacitet të reduktuar.
Sipas Marca, edhe pse stadiumi do jetë i mbushur 100%, tifozët do ta kenë të detyrueshme mbajtjen e maskës në rast se do të duan të ndjekin ndeshjen. /abcnews.al