Barcelona “pret” gjysmëfinalet/ Katalanasit mbrojnë në Dortmund fitoren me 4 gola

schedule12:41 - 15 Prill, 2025

schedule 12:41 - 15 Prill, 2025

Në Katalonjë ishte një recital futbolli. Barcelona konfirmoi veten si një nga kandidatët kryesorë për të fituar Championsin këtë sezon, për herë të parë që nga 2015-ta, dhe fitorja 4-0 sikur e ka kualifikuar përpara kohe për në gjysmëfinale.

Gjithsesi, ekipi “blaugrana” do të duhet të kalojë edhe sfidën e dytë, dhe kur përmend stadiumin “Signal Iduna Park”, jo gjithmonë je I sigurt se ia del.

Gjithsesi, skuadra e trajnerit Hansi Flik udhëtoi drejt Vestfalisë me besim për të arritur në katërshe për herë të parë që nga 2019-ta dhe për herë të dytë në 10 vjet.

Lamin Jamal pritet të jetë gati, ashtu si Levandovski, ndonëse Ter Shtegen, Kasado dhe Olmo nuk I janë përgjigjur apelit.

Flik është I vetmi trajner në historinë e futbollit europian që ka fituar 6 trofe në një sezon, pra sa e vështirë është të fitohet Championsi.

“Unë nuk dua të jetoj në të kaluarën, edhe pse kujtimet janë shumë të bukura. Ne kemi edhe disa ndeshje në La Liga, që është e vështirë për t’u fituar. Kemi ndeshje në Champions. Kemi edhe finalen e Kupës së Mbretit. Gjithsesi, le të jetojmë me të tashmen dhe të ardhmen, dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen ndaj Dortmundit, sepse vështirësia përpara nesh do të jetë e madhe. Ne duam të shkojmë në gjysmëfinale. Kjo ka rëndësi”.

A mund të thuhet se Dortmundi ka besim apo shpresë?

Shumë e vështirë pas një humbjeje 0-4, ndonëse gjermanët duhej të kishin shënuar në Katalonjë.

Po ashtu, ata dinë të realizojnë shumë gola.

Borusias i mungojnë të dëmtuar Zabicer dhe Shloterbek, ndërsa trajneri Niko Kovaç, tregon se çfarë pret nga ekipi I tij, që është nënkampion I Europës në fuqi.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për situatën, dhe e dimë se në ndeshjen e parë nuk luajtëm aspak mirë. Këtë herë, natyrisht, duam të tregojmë një fytyrë krejt tjetër dhe ta fitojmë ndeshjen. Megjithatë, ne e dimë se Barcelona ende nuk ka humbur ndonjë ndeshje zyrtare këtë vit. Kjo nuk na e lehtëson aspak punën. Duhet të japim maksimumin që nga minuta e parë, dhe jemi të detyrua ta bëjmë këtë sepse përballë kemi një ekip si Barcelona”.

Vetëm një herë në historinë e Championsit ka ndodhur që është përmbysur një rezultat me katër gola, saktësisht një 4-0, dhe këtë e ka bërë pikërisht Barcelona në 2017 ndaj Paris SG me fitoren 6-1 në “Kamp Nou”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!