Barcelona pranon të paguajë 120 mln për Griezman

schedule15:00 - 28 Qershor, 2019

schedule 15:00 - 28 Qershor, 2019

Skuadra e Barcelonës po punon për të firmosur me Neymar dhe Griezmann. Katalanasit të gatshëm të paguajnë klauzolën e yllit francez.

E ardhmja e sulmuesit francez Antoine Griezmann është në udhëkryq. Pas datës një Korrik, futbollistit do t’i ulet klauzola ne 120 mln euro, shifër e përballueshme për arkat e klubit të Barcelonës që kohët e fundit ka ulur ndjeshëm interesimin për Griezmann, kjo pasi po planifikohet rikthimi i Neymar. Gjithsesi drejtuesit e katalanasve kërkojnë të surprizojnë tifozët dhe pse jo të nënshkruajnë me të dy lojtarët, Griezmann dhe Neymar. Mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e Barcelonës janë takuar me ata të Atletikos për të mësuar me shumë rreth një transferimi te francezit në kamp Nou.

Nëse Griezmann kalon në kamp Nou, skuadra madrilene kërkon një lojtar në këtë marrëveshje duke ulur shifrën e 120 mln eurove. Los Kolchoneros kërkojnë mbrojtësin e djathtë të Barcelonës Semedo, i cili është një rezerve luksi tek katalanasit. Sipas Lequipe, Griezmann do të nënshkruaje me Barcelonën për 5 vitet e ardhshme dhe do të përfitojë një page prej 17 mln euro në sezon.

Pas shitjes se Killesen, Barcelona nuk humbet kohë dhe nënshkruan me portierin Brazilian Neto. Gardiani u transferua ne Kamp Nou nga skuadra e Valencias ndërkohë që më parë ka luajtur për ekipe si Juventuas dhe Fiorentina./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!