Barcelona, ofertë zyrtare PSG-së për Neymar

schedule18:23 - 19 Gusht, 2019

schedule 18:23 - 19 Gusht, 2019

Kur duhen edhe rreth dy javë nga fundi i merkatos, Barcelona duket se e ka marrë seriozisht për të rikthyer Neymarin. Siç raporton radio e Katalonjës, një delegacion nga Barcelona ka paraqitur sot në Paris një ofertë të majme, zyrtare, drejt klubit francez. Shifra konkrete nuk bëhet me dije, por mendohet të jetë të paktën 100 milionë euro.

Barcelona e ka seriozisht, mega-ofertë zyrtare PSG-së për Nejmarin. Kur duhen edhe rreth dy javë nga fundi i merkatos, Barcelona duket se e ka marrë seriozisht për të rikthyer Nejmarin.

Siç raporton “RAC1”, radio e Katalonjës, një delegacion i madh prej Barcelonës, si Hoze Maria Bartomeu, Oskar Grau, Havier Bordas, Enrike Tomas apo Erik Abidal, u takuan ditën e sotme me përfaqësues të PSG-së, për të paraqitur një ofertë të majme, zyrtare, drejt klubit francez.

Sipas të njëjtit burim, shifra konkrete nuk bëhet me dije, por mendohet të jetë të paktën 100 milionë euro, si dhe dy lojtarë të klasit të lartë. Ditët e fundit, flitej për kartonin e Rakitiç dhe Kutinjos, por braziliani kaloi tek Bajerni, dhe ndonjë një lojtar tjetër mund të përfshihet nga Barcelona.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një mbledhje në ambientet e klubit mes drejtuesve kryesore ku është diskutuar strategjia me të cilën ata do të synojnë të afrojnë brazilianin.

Me largimin e Kutinjos që ishte “mall shkëmbimi” për të ulur koston, tashmë mbeten pak alternativa dhe në marrëveshje të vetmit që mund të përfshihen janë Semedo, Dembele dhe Rakitiç, edhe pse lojtarët nuk janë shumë “tifozë” të idesë që të largohen drejt Parisit.

Gjatë javës do të ketë një tjetër takim në Paris me PSG-në për të bërë ofertën e re ekonomike. Megjithatë, ka ende futbollistë të PSG të cilët mendojnë se Nejmar nuk do të largohet.

“Sipas meje Nejmar do të qëndrojë te PSG. Ai është një lojtar i cili është shumë i nevojshëm për ne, me të jemi shumë më të fortë”, tha mbrojtësi brazilian për bashkëkombësin e tij./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!