Barcelona “ngacmon” Interin, nuk do vetëm Lautaro Martinez

schedule10:16 - 13 Maj, 2020

schedule 10:16 - 13 Maj, 2020

Barcelona nuk i ndahet Interit dhe këtë herë kërkon të marrë nga zikaltrit një mbrojtës qendre. Milan Skriniar është në listën e objektivave të katalanasve, që po mendojnë që tani për një pasues të Gerard Pique. Spanjolli, tashmë 33 vjeç, nuk e ka të largët ditën kur të mendojë të lërë futbollin.

Katalanasit duhet të marrin masa para kohe dhe transferimi i Skriniar, sipas “Mundo Deportivo”, është ai që po mendohet. Në Itali ndërkohë raportojnë se Inter do ishte i gatshëm ta shiste mbrojtësin, për shifrën e duhur. Kartoni i tij vlerësohet me 50 milion euro.

Skriniar është vetëm 25 vjeç dhe garanton disa vite në nivele të larta, ndaj edhe shikohet si i duhuri për Barcelonën. Problem është fakti se nga Interi dëshiron të largohet Diego Godin dhe Antonio Conte do të duhet të ribënte mbrojtjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!