Me një grup të nivelit të lartë lojtarësh, si nga ana e veteranëve, por dhe me një numër të madh djemsh të talentuar, Barcelona duket se po ngre themele të forta, për krijimin e një ekipi “ëndrrash”. Dhe hapi i radhësh për “blaugranat” është afrimi i një force tjetër për sulmin.
Bëhet fjalë për anësorin e talentuar serb të Crvena Zvezdës, Stefan Mitroviç, i cili javët e fundit është future në fokusin e “katalanasve”. Sulmuesi 20-vjeçar ka improsionuar bordin e Barçës me performancat e tij, duke bërë drejtuesit “blaugrana” të kontaktojnë me futbollistin.
Një gjë të tillë e konfirmon dhe babai i 20-vjeçarit, Ivan Mitroviç, i cili me një postim të llogarinë e tij zyrtare në “Tëitter”, ka konfirmuar kontaktimin e Barcelonës, me klubin serb.
“Më duhet të them se Barça ka kontaktuar me ne, si dhe klube të tjera”,- ka sqaruar në postimin e tij, babi i anësorit të talentuar.
As a father I have to say yes @FCBarcelona is in contacts with us, same as few other big clubs, ⚽??? @crvenazvezdafk @stefanmitrovic_ https://t.co/WPoiVO7CZW
— Ivanmitro75 (@ivanmitro75) February 6, 2023
Një deklaratë mbi situatën e 20-vjeçarit e ka bërë dhe vetë Presidenti i Crvena Zvezda, Zvezdan Terziç, i cili theksoi se ka refuzuar një ofertë prej 6 milionësh eurosh për Mitroviç.
“Ne kemi rezufuar oferta deri në 6 milionë euro. Kemi shumë besim te Stefani, por momentalisht nuk mund ta shesim atë. Mos të harrojmë se ai ka luajtur për 2 ekipe këtë sezon dhe nuk mund të luajë dhe për një të 3-të. Deri më tani kemi marrë 3 oferta nga klube të mëdha të Evropës”,- është shprehur Presidenti Terziç.
Kujtojmë se në fillim të sezonit aktual, 20-vjeçari Stefan Mitroviç u tranfersuar te Crvena Zvezda (Ylli i Kuq i Beogradit) nga Radnicki Nis. Deri në këtë pikë të sezonit, anësori ka zbritur në fushë plot 26 herë për kampionët serb, ku ka mundur të shënojë 5 gola dhe të asistojë 3 të tjerë. /i.m /abcnews.al