Barcelona në “alarm”, dy klube të Premier League pas Araujo

schedule10:19 - 29 Prill, 2024

schedule 10:19 - 29 Prill, 2024

Merkatoja ka filuar të nxehet, me dy klube të mëdha të Premier League të vendosur të konkurrojnë në treg për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo.

Sipas një raporti nga “TBR Football”, Chelsea dhe Manchester United kanë vënë sytë te qendërmbrojtësi 25-vjeçar si pjesë e planeve të tyre për të forcuar linjat e tyre mbrojtëse përpara sezonit të ardhshëm.

Që nga ardhja e tij në Barcelonë në verën e vitit 2018, Araujo ka dëshmuar të jetë një element i domosdoshëm në ekipin katalanas. I promovuar në ekipin e parë në vitin 2020, lojtari uruguaian ka fituar njohje për qëndrueshmërinë dhe aftësitë e tij mbrojtëse, duke u bërë një shtyllë në mbrojtjen e Barçës.

Me kontratën e tij deri në verën e vitit 2026, e ardhmja e Araujo ka qenë objekt spekulimesh. Edhe pse trajneri, Xavi Hernandez, dhe bordi i Barcelonës janë të interesuar për të mbajtur mbrojtësin e talentuar, negociatat e rinovimit nuk kanë janë në rrugën e duhur, gjë që ka ngjallur interes nga klubet në të gjithë Europën.

Për Chelsean dhe Manchester United, Araujo përfaqëson një mundësi për të forcuar mbrojtjen e tyre dhe për të përballuar sfidat përpara. ‘Djajtë e Kuq’ kanë përjetuar probleme për shkak të lëndimeve të mbrojtësve kryesorë, ndërsa blutë do të humbasin Thiago Silvan në verë, duke i bërë ata kandidatë idealë për të siguruar shërbimet e uruguaianit.

Të dy klubet kanë vendosur kontakte me ndërmjetësit dhe po monitorojnë nga afër situatën kontraktuale të Araujo me Barcelonën. Nëse bisedimet e rinovimit nuk përparojnë siç pritej, Chelsea dhe Manchester United janë të përgatitur të hyjnë në ofertën për mbrojtësin premtues të Amerikës së Jugut, duke shtuar emocione në tregun e transferimeve që premton të jetë i ngjeshur./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!