Barcelona me komunikatë, Dembele operohet në fund të muajit

schedule13:36 - 23 Qershor, 2021

schedule 13:36 - 23 Qershor, 2021

Ousmane Dembele ishte i pafat në ndeshjen me Hungarinë, pasi pësoi një dëmtim në gju që e nxori jashtë EURO 2020.

Sulmuesi i Barcelonës do të operohet dhe klubi spanjoll ka dalë edhe me një komunikatë ditën e sotme, duke qartësuar disa detaje.

Dembele do të operohet me 28 qershor dhe ndërhyrja do të bëhet në Turku, në Finlandë, ndaj mjeku Lasse Lempainen. /abcnews.al