Barcelona, “makineri golash”/ Skuadra “blaugrana” mundi 0-5 Valencia në Kupën e Mbretit

schedule12:38 - 7 Shkurt, 2025

schedule 12:38 - 7 Shkurt, 2025

Barcelona konfirmon formën e shkëlqyer që po kalon në këtë moment të sezonit. Skuadra blaugrana shpërbleu të gjitha parashikimet, duke iu bashkuar favoritëve të tjerë të mëdhenj në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, pas fitores 5-0 në transfertën kundër Valencias.

Kjo sfidë rezultoi një shëtitje për të besuarit e Hansi Flik, që e vranë garën që në pjesën e parë. Në vetëm 30 minuta, miqtë shënuan katër gola, tre prej të cilëve mbajnë firmën e Ferran Torres.

Sulmuesi është rilindur falë momentit të shkëlqyer të skuadrës. Rrjeta tjetër e Barcelonës mban firmën e Ferran Torres. Në këtë mbrëmje të madhe nuk mund të mungonte Lamin Jamal.

Talenti plotësoi “manita” blaugrana dhe vulosi biletën në gjysmëfinalet e turneut të dytë për nga rëndësia në futbollin spanjoll, ku më parë ishin kualifikuar rivalët e përjetshëm të Real dhe Atletiko Madrid. Por ekipi nga Katalonja duket se ka një armë më shumë ndaj kundërshtarëve. Bëhet fjalë për golat, që në këtë sezon I shënon me shumë lehtësi në të gjitha kompeticionet.

Pavarësisht se në La Liga mban vendin e tretë, Barcelona numëron 60 realizime, 10 më shumë se kryesuesit e Real Madrid. Po ashtu, rekordin e realizimeve e ka edhe pas përfundimit të fazës së Ligës në Champions dhe sigurisht edhe në Kupën e Mbretit në Spanjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!