Me Franck Kessie, i cili pritet të largohet nga Barcelona, klubi tashmë ka “hedhur” sytë nga Anglia dhe pikërisht tek ekipi i Chelsea, ku mesfushori N’Golo Kante, pëlqehet shumë nga Xavi.
Sipas raportimeve të gazetës Sport, “blaugranat” janë duke përgatitur një sulm për të blerë mesfushorin francez nga “londinezët”, që në merkaton e janarit.
Por ka një kleçkë, Kante është në fazë rekuperimi nga dëmtimi i tendinës së Akilit dhe në qoftë se, francezi nuk pranon të transferohet te Barcelona, në janar, atëherë “katalunjasit”, mund të përfitojnë nga kontrata e kampionit të Botës dhe ta transferojë në “Camp Nou”, me parametra 0, në fund të këtij sezoni futbollistik. /i.m /abcnews.al