Barcelona i vë çmimin, Rakitic shitet në janar

schedule09:48 - 13 Tetor, 2019

schedule 09:48 - 13 Tetor, 2019

“Nuk dua të shëtis në qytet dhe të shijoj bukurinë e detit në Barcelonë”. Ivan Rakitic dëshiron të luajë, por te katalanasit nuk ka më vend. Së fundmi nga Spanja vjen lajmi se shanset që kroati të largohet që në merkaton e janarit janë të mëdha.

Rakitic është kthyer në një lojtar stoli, nga një titullar i padiskutueshëm në tre sezonet me Luis Enrique dhe më pas edhe me Valverde, në dy kampionet e shkuara. Tashmë situata ka ndryshuar. Arthur në mesfushë është bërë i pazëvendësueshëm, ndërkohë që u ble edhe Frankie De Jong nga Ajax.

Rakitic tashmë duhet të shohë për një tjetër ekip. Vetëm 6 ndeshje të luajtura nga10, madje vetëm një herë si titullar, dhe kjo tregon se mesfushorit i është bërë dalje. Për trajnerin Valverde ai është zgjedhja e fundit dhe normalisht kjo nuk e bën të ndihet mirë kroatin.

Barcelona kërkon ta shesë, edhe pse mesfushori ka edhe 18 muaj kontratë. Katalansit mund të përfitojnë më shumë nëse e transferojnë diku në janar. Aspekti financiar është shumë i rëndësishëm.  Dy janë klubet që interesohen më së shumti për Rakitic, Interi dhe Manchester United. Te Barcelona kërkojnë rreth 40 milionë euro për kartonin e tij dhe mbetet të shihet kush do të ngulojmë më shumë për shërbimet e mesfushorit kroat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!