Barcelona i përgatit rinovimin, dy oferta tundojnë gjermanin Ter Stegen

schedule16:53 - 17 Mars, 2020

schedule 16:53 - 17 Mars, 2020

Barcelona është përqendruar te rinovimet. Drejtuesit e klubit po punojnë për t’i afruar një kontratë të re Marc-Andre Ter Stegen. Gjermani është ndër më të mirët në planet në rolin e tij dhe kontrata aktuale i përfundon në verën e vitit 2022.

Kampionët e Spanjës janë gati t’i ofrojnë një rinovim deri në 2025, opsion të cilin Ter Stegen është i destinuar ta pranojë. Gjithsesi, dy klube po monitorojnë situatën dhe janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë 27-vjeçarit.

Mediat spanjolle raportojnë se Juventus dhe Chelsea janë të interesuara për portierin gjerman. Edhe pse kanë rinovuar me Szczesny, kampionët e Italisë kanë gati një ofertë për Ter Stegen, gjithmonë nëse nuk vjen rinovimi me Barcelonën. Edhe “Blutë e Londrës” e duan në vend të Kepa Arrizabalaga, i cili ka zhgënjyer me paraqitjet e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!