Barcelona i dha lamtumirën përfundimtare, yllit të saj të madh, Andres Iniesta. Legjenda spanjolle luajti ndeshjen e tij të fundit me fanelën katalanase, dhe u përcoll me emocione të mëdha.
https://www.youtube.com/watch?v=ehENxgrv0SQ
Ishte vërtet e fundit fare.
Gati 100.000 njerëz ishin mbledhur në “Camp Nou” për lamtumirën pa kthim pas të Andres Iniestës, njeriut që si askush tjetër dëshpëroi gjithë Spanjën me largimin e tij.
Mediat spanjolle nuk harruan të shkruanin se “Iniesta mund të jetë gjëja më e mirë që i ka qëlluar futbollit të vendit të tyre” dhe kjo gjë e mirë u shijua për 82 minutat përmbyllëse të karrierës me Barcelonën, në ndeshjen e fundit të sezonit të La Ligës, ndaj Sociedadit.
Skuadra e përcolli siç edhe pritej me fitore, falë golit të mrekullueshëm shënuar nga braziliani, Filip Kutinjo, pasardhësi i tij.
Vlerësimi mediatik ishte i merituar për një superyll të vërtetë, por që i përket një atdheu si Spanja, atdhe të cilit nuk i kanë munguar legjendat në asnjë dekadë.
I mbiquajturi edhe “Engjëlli” e pati çastin e tij fatlum dhe fatkeq.
Minuta e 82-të kur ai u zëvendësua e bëri gjithë stadiumin “Camp Nou” që të qajë dhe po ashtu të përlotur ishin edhe sytë e numrit 8.
Ishte një mbrëmje shumë emocionuese në “Kamp Nou” pasi bashkë me Iniestën mbylli karrierën edhe legjenda e baskëve të Sociedadit, Xabi Prieto.
Pas ndeshjes dhe zëvendësimit, erdhi ceremonia e përcjelljes.
Arena dhe koreografia ishin të denja për momentin, bashkë me lojën e dritave dhe paraqitjen e artisteve në fushë.
Iniesta largohet si një nga fituesit më të mëdhenj të historisë.
Mori 32 trofe me Barcelonën dhe 5 trofe me Spanjën.
Nëntë herë kampion, 6 herë Kupën e Mbretit, 7 herë Superkupën e Spanjës, 4 herë Championsin, 3 herë Superkupën e Europës, 3 herë Kupën e Botës për klubet.
Me Spanjën fitoi Kupën e Botës në 2010, Europianin në 2008 e 2012, Europianin U17 në 2001 dhe Europianin U19 në 2002.
Pasi shkëlqeu si pakkush në treshen magjike Messi-Xavi-Iniesta, ai pritet ta vazhdojë karrierën jashtë Europës./abcnews.al