Barcelona është duke kërkuar rikthimin e Xavi Simons, pesë vite pas largimit të tij nga “Camp Nou”.
Mesfushori holandez ka kaluar nëntë vite në Akademinë e Barcelonës, para se të largohej në drejtim të PSG-së në vitin 2019.
Këtë sezon, Simons ka shkëlqyer me fanellën e Leipzig, ku është i huazuar nga PSG dhe ka ngjallur interesim të lartë nga disa klube të mëdha të Europës. Barcelona do të hasë vështirësi në rikthimin e mundshëm të “tulipanit”, pasi tashmë një tjetër klub është futur në garë për të.
Sipas raportimeve, Bayern Munich ka shfaqur interes të lartë për Simons. PSG është gati ta shesë yllin e ri, por francezët synojnë të përfitojnë rreth 60 milionë euro nga kartoni i tij./h.ll/abcnews.al