Eric Garcia do të luajë me Barcelonën sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi spanjoll do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester City pas përfundimit të finales së Champions League ndaj Chelsea (sonte, 21:00).
20-vjeçari ka dhënë një rrëfim për L’Esportiu, aty ku flet rreth vendimit për t’u bërë pjesë e skuadrën katalanase dhe krahasimit me Gerard Pique.
“Jam menduar shumë për të ardhmen, mendoj se kam marrë vendimin më të mirë për të ardhur te Barcelona. Ishte një zgjedhje e guximshme, por jam i bindur për hapin që kam hedhur.
Pique? E vetmja e përbashkët mes nesh është fakti që kemi dalë nga La Mesia dhe kemi jetuar në Manchester, por ai nuk luajti me skuadrën më të mirë të Manchesterit. Sa keq për të.
Unë isha më fatlum, pasi kam luajtur me ekipin më të mirë të Manchesterit“, deklaroi mbrojtësi spanjoll, i cili numëron shtatë ndeshje me kombëtaren iberike. /abcnews.al