Pas paraqitjeve të mira si në aspektin e lojës ashtu edh etë rezultateve tashmë Barcelona e Xavi Hernandez duket e ka humbur “rrugën”.
Katalanasit u mposht minimalisht mbrëmjen e djeshme në “Camp Nou” teksa Rayo Vallecano arriti të merrte 3 pikë shumë të rëndësishme.
Kjo ishte edhe humbja e tretë rresht në shtëpinë e tyre, pasi më parë bluagranat e Xavi hernandez i ka mposhtur edhe Cadiz në La Liga dhe Eintracht Frankfurt në çerekfinalen e kthimit të Europa League.
Të 3 këto disfata rresht janë regjistruar brenda një sezoni futbollistik, diçka e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e Barcelonës, sigurisht ky është një rekord negativ edhe për teknikun e Barçës. /f.a/abcnews.al