Barcelona vazhdon me misionin e saj për të grumbulluar të ardhura dhe një tjetër lojtar do të shitet. Bëhet fjalë për Carles Alena, 23-vjeçarin që ishte huazuar te Getafe.
AS në Spanjë shkruan se marrëveshja është arritur dhe Alena do të shitet për shumën e 5 milion eurove. Katalanasit tentuan të përfitojnë fillimisht 8 milion euro.
Gjithsesi ata i kanë ulur kërkesat dhe do të përfshijnë në marrëveshje një klauzolë për të mbajtur përqindje të kartonit, në mënyrë që të përfitojnë në rast se Getafe e shet në të ardhmen Alena. /abcnews.al