Barcelona dhe Serie A ëndrrat, Di Maria i Laçit rrëfehet në Brazil

schedule14:37 - 13 Qershor, 2020

schedule 14:37 - 13 Qershor, 2020

Teldiano Guimaraes Junior, i njohur me emrin sportiv Teco, iu bashkua Laçit në verë dhe në Superiore ka shënuar katër gola deri më tani. Fillimi ishte i mirë, por më pas një dëmtim e penalizoi. Me Vllazninë u rikthye titullar dhe tani me shumë mundësi do ta shohim më shpesh në fushë.

Në Brazil, “Mercado do Futebol” i ka marrë një prononcim mesfushorit me tipare sulmuesi, i cili bën një krahasim të futbollit në Shqipëri e Brazil, si dhe komenton të luajturit pa praninë e publikut.

“Futbolli brazilian, në thelb ka më shumë teknikë dhe më pak forcë. Në Shqipëri luhet futboll fizik dhe është shumë taktik”, thotë fillimisht Teco. Më pas ai shton:  “Është e çuditshme të luash pa tifozë, nuk mund të të thirrin në emër dhe nuk është e njëjta adrenalinë. Besoj se së shpejti gjithçka do të kthehet në normalisht dhe tifozët do të kthehen përsëri në stadiume”.

Teco zbulon edhe idhujt e tij dhe ëndrrën e madhe: “Ka disa lojtarë nga të cilët frymëzohem. Mua më pëlqente shumë Adriano kur luante me Flamengo. Një tjetër që më pëlqen është Di Maria. Ai është shumë teknik, diçka e natyrshme në Argjentinë.

Më pëlqen shumë stili i lojës së tij. Ëndrra imë më e madhe është të luaj me Barcelonë. Të zbrisja në fushën e ‘Camp Nou’ do të ishte e jashtëzakonshme. Gjithashtu më pëlqen shumë të luaj në Serie A”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!