Në merkaton e këtij janari Barcelona pritet të dalë në treg për të forcuar repartin sulmues, në kuadër të kërkesave që trajneri Xavi Hernandez ka sa i përket kushteve të punës.
Nën ‘radarët’ e Bercelonës mësohet se është ylli i sulmit të Manchester United, Edinson Cavani.
Kjo pritet se është lëvizja e parë e katalanasve, ndërsa të gjitha afrimet e reja mendohet se do jenë me tipare sulmuesi, pasi është boshllëku i vetëm momental në ‘Camp Nou.’
Cavani pritet se do të bëjë një rishikim të mardhënieve me ‘djajtë e kuq,’ dhe me shumë mundësi do të largohet këtë janar pasi është aktivizuar vetëm një ndeshje si titullar me anglezët. /f.a/abcnews.al