Barcelona dhe Real Madrid kanë nisur një garë në merkato. Objektivi i përbashkët i dy gjigantëve spanjollë është Milan Skriniar, mbrojtësi i Interit. 24-vjeçari po zhvillon lojëra të mira në prapavijë dhe paraqitjet pozitive kanë i kanë rënë në sy klubeve iberike.
Kontrata me klubin zikaltër i përfundon në qershor të vitit 2023, por vështirë që sllovaku ta respektojë deri në fund. E ardhmja e tij pritet të vijojë në Madrid. Kështu mendon ish-agjenti i tij, Mithat Halis në një prononcim për AS.
“Real Madrid dhe Barcelona rivalizojnë prej kohësh për shërbimet e Skriniar, por Reali është shumë afër arritjes së akordit përfundimtar me Interin“, shprehet ish-agjenti i qendërmbrojtësit. /abcnews.al