Barça nuk “ngopet”, katalanasit synojnë edhe mbrojtësin e Liverpool

schedule17:10 - 4 Gusht, 2022

schedule 17:10 - 4 Gusht, 2022

Barcelona nuk “ngopet” gjatë kësaj merkatoje, edhe pse katalanasit kanë probleme me regjistrimin e lojtarëve për shkak të vështirësive financiare që kanë, por kjo nuk i ka ndaluar drejtuesit të bëjnë goditje “big”.

Pas lojtarit të Manchester Cityt, Bernardo Silvës, tashmë një tjetër futbollist që luan në Premier League ka rënë në radarët e blaugranave.

Sipas “Liverpool Echo” bëhet fjalë për Trent Alexander-Arnold për të kompletuar edhe skuadrën për sezonin e ri.

Sipas burimit në fjalë raportohet gjithashtu se Barça do të ofronte një tarifë transferimi prej 67 milionë funte apo 80 milionë euro për yllin e Liverpoolit.

Kjo shifër duket tepër e ulët duke marrë parasysh gjendjen e tregut të transferimeve dhe profilin e Alexander-Arnold, i cili konsiderohet si njëri nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në futbollin botëror.

23-vjeçari ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2025 dhe ka qenë në klub për të gjithë karrierën e tij pas ardhjes nga akademia e të rinjve.

Barça aktualisht ka lojtarë si Sergino Dest dhe Sergi Roberto për të luajtur në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por asnjëri nuk ka bindur me nivelin e treguar.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!