Barcelona mund të shtojë dy tituj në La Liga në vitin 2023, një për sezonin e ligës 2022/23 dhe një për sezonin 1937. Ja çfarë po ndodh.
Midis 1936 dhe 1939, pati një luftë civile në Spanjë me republikanët në njërën anë dhe nacionalistët në anën tjetër. Për shkak të konfliktit ushtarak, RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) nuk zhvilloi asnjë turne zyrtar gjatë kësaj periudhe.
Megjithatë, një kompeticion (Liga Mesdhetare) u organizua në pjesën republikane të vendit në vitin 1937, ku morën pjesë 8 ekipe Barcelona, Espanyol, Girona, Valencia, Levante, Gimnastico, Granollers, dhe Atletico Castellon.
Atletico Madrid dhe Real Madrid ishin gjithashtu të ftuar, por nuk luajtën përfundimisht për shkak se qyteti i tyre ishte shumë afër vijës së frontit dhe kështu ishte shumë i rrezikshëm për të luajtur atje.
Barça doli fituese pas 14 raundeve duke mposhtur Espanyolin me një pikë diferencë. Megjithatë, ajo nuk u njoh kurrë nga RFEF si një titull zyrtar.
Në vitin 2007, Barcelona i kërkoi RFEF-së që të numëronte fitoren e tyre në Mesdhe si titull të La Ligës, por ajo u refuzua. Tani, katalanasit i kanë dërguar një apel organit drejtues, raporton ESPN, dhe do të përdorin shembullin e Levantes si argument në rastin e tyre.
Meqenëse nuk kishte Copa del Rey të organizuar nga RFEF as në vitin 1937, skuadrat konkurruan në Copa de la Espana Libre atë vit dhe Levante e fitoi atë. Më 25 mars, RFEF pranoi kërkesën e tyre dhe e numëroi atë si një trofe zyrtar të Copa del Rey.
Kështu, Barça shpreson që fitorja e tyre në La Liga në 1937 do të llogaritet edhe si një trofe zyrtar i La Ligës.
Pra, Barça mund të fitojë dy tituj ligë në vitin 2023. Aktualisht, katalanasit kanë fituar 26 tituj në La Liga. /G.D abcnews.al/
Burimi: ESPN