Barça ka një kalendar të ngjeshur në tetor dhe lista e të dëmtuarve sa vjen e rritet

schedule16:49 - 24 Shtator, 2022

schedule 16:49 - 24 Shtator, 2022

Në ndeshjet e ardhshme, Barcelona do të duhet të bëjë pa Ronald Araujo, Jules Kunde dhe Memphis Depay. Ousmane Dembele dhe Frenkie de Jong gjithashtu mund të humbasin disa ndeshje.

Le të hedhim një vështrim në njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë që Xavi ka në dispozicion tani:

Ter Stegen; Roberto / Bellerin, Garcia, Christensen, Alonso / Balde; Gavi, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Rafinha/Fati, shkruan abcnews.al.

Tetori do të jetë mjaft plot ngjarje për Barçën me nëntë ndeshje përpara. Xavi do të ketë shumë nevojë për një rotacion, por lista e të lënduarve sa vjen e rritet. /G.D abcnews.al/