Barcelona pas afrimeve që bëri në merkatën e janarit të cilat po rezultojnë të goditura, drejtuesit kanë filluar nga puna për të tjera goditje që mund t’i bashkohen klubit gjatë merkatës së verës.
Këtë herë drejtuesit e Barccës kanë hedhur sytë në Seria A, ku sulmuesi i Milanit, Rafael Leao ka përfunduar në radarin e gjigantit katalanas.
Sipas gazetës “Sport”, Leao ka përfunduar në radarin dhe listën e dëshirave të Barcelonës, e cila ka marrdhënie të mira me agjentin e tij, Jorge Mendes.
Leao ka qenë në formë mahnitëse për Milanin këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat, si sulmues krahu.
Forma e tij e mirë, sidomos shpërthimi në këtë sezon ka bërë që sulmuesi portugez të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.
Megjithatë, transferimi i portugezit do të jetë i veshtire pasi Rossonerët synojnë ta mbajnë me çdo kusht edhe për disa sezone.
/f.a/abcnews.al