Barcelona ka hartuar një raport ekonomik që do të parashikonte rikthimin e Leo Messit te katalanasit për të kuptuar gjithashtu ndikimin që do të kishte në buxhetin e klubit.
Siç raporton “Sport”, argjentinasi do të garantonte 230 milionë euro të ardhura shtesë në arkën e klubit, duke qenë se 150 milionë euro do të grumbulloheshin falë sponsorëve të rinj. 80 milionë do të vinin nga biletat, me shumë tifozë që do të shkonin vetëm për të parë “pleshtin”.
E gjithë kjo padyshim që do të duhej të zbritej nga shpenzimet, të cilat do të arrinin në 130 milionë euro për një fitim neto prej 100 milionë eurosh./h.ll/abcnews.al