Barça ëndërron dyshen Nico-Lamine, “ylli” i Bilbao kushton plot 60 milionë euro

schedule15:36 - 23 Korrik, 2024

schedule 15:36 - 23 Korrik, 2024

U dukën si binjakë.

Dyshja Nico Ëilliams-Lamine Yamal ishte padyshim “simboli” i Spanjës që u shpall kampione e Evropës në Gjermani, me futbollistët e rinj, që pasi morën për dore “Furitë e Kuqe” duke “pushtuar” gjithë kontinentin, mund të jenë sërish me të njëjtën fanellë, edhe kur vjen puna te klubi.

Yamal është pjesë e “Katalanasve” të Barcelona, pasi është formuar në Akademinë e famshme “La Masia”, por “Blaugrana” mund të bëhet edhe Nico, i cili për aktualisht luan për “Baskët” e Athletic Bilbao.

Në moshën 22-vjeçare ai vlerësohet si një talent i madh, i niveleve botërore dhe klubi “Katalanas” duket i vendosur që ta bëjë të vetin, mirëpo ende nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle klauzola e transferimit e lojtarit ofensiv të krahut të djathtë është 58 milionë euro, jo shumë për standardet e Spanjës, ndonëse Barça prej vitesh ka probleme të mëdha financiare.

Megjithatë, tekniku Hansi Flick kërkon të paktën një “yll” që bën diferencën për sezonin e ri dhe Ëilliams është pikërisht ai lojtar që nevojitet.

Në krahun tjetër, Yamal ndërkaq ka rinovuar në “Camp Nou” dhe klubi i ka vendosur klauzolën tipike spanjolle prej 1 miliardë eurosh dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim e të shohim nëse dyshja e talentuar do të jetë e veshur me fanellën “Blaugrana”, dhe nëse do ta ndihmojë skuadrën të gjitet sërish në majën e futbollit evropian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!