“Barça ekip normal pa Messin. Dëshira ime? Do doja ta shihja te Milani”

schedule13:19 - 10 Shkurt, 2020

schedule 13:19 - 10 Shkurt, 2020

Ish-drejtori sportiv i Barcelonës dhe Milanit, Ariedo Braida, ka komentuar situatën që po kalon Leo Messi. Ka disa ditë që flitet që marrëdhëniet mes kapitenit dhe Eric Abidal janë krisur dhe argjentinasi mund të largohet në fund të sezonit. Megjithatë, Braida është i bindur se ai do të qëndrojë në Katalonjë.

“Personalisht unë nuk mendoj se Messi do të largohet nga Barça. Po ecën shumë mirë, nuk e imagjinoj se ai mund të largohet një ditë. Vetëm ekipet angleze mund ta përballojnë blerjen e tij, pse jo dhe disa italiane. Nëse do ta zgjidhja unë të ardhmen e tij, padyshim që do të ishte Milani. Leo do të zgjidhte shumë probleme në çdo ekip, ndërsa Barcelona pa të do të ishte thjesht një ekip si gjithë të tjerat,” deklaron italiani.

“Milani? Situata te kuqezinjtë nuk është aspak e mirë. Ka aq shumë probleme sa nuk mund të gjej dot se kush është problemi kryesor. Nëse sulmuesit nuk shënojnë, atëherë ekipi vuan. Piatek bëri një sezon të shkëlqyer vjet, por nuk e përsëriti dot suksesin këtë vit. Ai është një sulmues i mirë, por nuk ishte për Milanin,” mbyll Afriedo Braida për radion “Anch’Io Sport”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!