Prej kohësh tashmë, “Katalanasit” e Barcelona-s dhe “Galaktikët” e Real Madrid e konsiderojnë, “fantazistin” argjentinas të Manchester City, Julian Alavarez, mirëpo deri më tani ky i fundit, duket se nuk dëshiron, të largohet nga “Qytetarët” e tij, të paktën në këto moment, që flasim.
Në lidhje me interesimin e “gjigantëve” spanjollë, i cili sezonin e shkuar plotësohet tripletën me kampionët në fuqi të Evropës, si dhe trofeun e “magjishëm” së Kupës së Botës foli edhe vetë 23-vjeçari, i cili u shpreh se është shumë i lumtur, te “gjigantët” anglezë.
“E vërteta është se jam shumë i lumtur te City. U bë më shumë se një vit që jam pjesë e këtij klubi. Dhe ndihem mirë me sukseset që kemi arritur. Nuk jemi ngopur. Objektivi ynë është të konkurrojmë përsëri për fitimin e çdo trofeu“,- thekson Alvarez, i cili sapo fitoi edhe Botërorin për Klube me “Qytetarët”. /i.m /abcnews.al