Barça e Real kërkojnë krijimin e Super League, “gjigantët” evropianë ngrihen kundër spanjollëve

schedule21:36 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 21:36 - 21 Dhjetor, 2023

Klubet e mëdha po reagojnë me radhë në lidhje me “dritën jeshile” që dha Gjykata Europiane e Drejtësisë për krijimin e Super League-s Evropiane të Futbollit, duke hedhur kështu poshtë vendimet e UEFA-s e FIFA-s, që ndalin diçka të tillë.

Barcelona dhe Real Madrid përshëndetën vendimin e Gjuyaktës së Drejtësisë Europiane. Ndërkohë që klube si Manchester United, Bayern Munich, Atletico Madrid dhe PSG janë totalisht kundër.

Mirëpo, jo vetëm këta, pasi në orët në vijim këtyre skuadrave u janë bashkuar gjithashtu edhe kampionati anglez i futbollit, Premier League, kampionët e Evropës, Manchester City nënkampionët e Evropës, Inter, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, kampionët e Europa League, Sevilla, si dhe skuadrat e Monaco, Roma, Feyenoord dhe Girona e gjithashut priten, që shumë e shumë klube të tjera të bashkohen kundër dyshes spanjolle. /i.m /abcnews.al