Gjatë afatit kalimtar të dimrit, Barça dëshiron të përfundojë punën që filloi në verë.
Synimi kryesor i klubit katalanas do të jetë sërish ulja e listës së pagave. Në verë, asnjë nga lojtarët aktualë të ekipit nuk ra dakord për një ulje. U bë e mundur vetëm reduktimi i listës së pagave falë largimit të disa lojtarëve Martin Braithwaite, Miralem Pjanic dhe Ricky Puig, shkruan abcnews.al.
Në dimër, Barcelona dëshiron të ndajë rrugët me lojtarët që marrin pagat më të larta dhe nuk janë aq të rëndësishëm për stafin e trajnerëve të skuadrës. Në këtë rast bëhet fjalë për mesfushorin Frenkie de Jong, mbrojtësit Gerard Pique dhe Jordi Alba, si dhe sulmuesin Memphis Depay. Të gjithë ata janë ndër lojtarët më të paguar të Barcelonës.
Sipas Diario Sport, sulmuesi holandez mund të këmbehet me Roberto Firmino në Liverpool. Braziliani, kontrata e të cilit me klubin është deri në verën e vitit 2023, dëshiron të qëndrojë në Angli, por klubi ende nuk i ka ofruar kontratë të re. Opsioni i transferimit te Barça mund të kënaqë interesat e të dy klubeve. /G.D abcnews.al/