Barça buzëqesh më në fund, shesin të tjera asete të klubit dhe tashmë mund të regjistrojnë lojtarët

schedule22:10 - 1 Gusht, 2022

schedule 22:10 - 1 Gusht, 2022

Barcelona buzëqesh më në fund. Katalanasit tashmë mund të fillojnë me regjistrimet e lojtarëve, pasi zyrtarisht kanë shitur 24.5 % të aksioneve të Barça Studio.

“Socios.com” ka derdhur 100 milionë euro në arkat e klubit katalanas dhe këtë e konfirmojnë vetë këta të fundit përmes faqes së tyre zyrtare.

Kjo marrëveshje synon përshpejtimin e rritjes së strategjisë audioviziale dhe blockchain të klubit. Me paratë e siguruara deri më tani, Barcelona mund të sigurojë regjistrimin e lojtarëve të rinj që kë afruar në skuadër, si Lewandowski, Rafinja apo Kunde. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!