Që prej zbritjes së tij të parë në fushë, me fanellën e “katalanasve” të Barcelona, në përballjen e muajit prill, ndaj Real Betis, “fantazisti” 16-vjeçar i sulmit, Lamine Yamal është kthyer në një nga të “preferuarit” e teknikut Xavi për formacionin bazë.
Talenti i akadamisë së “blaugranave”, “La Masia” ka zhvilluar deri më tani këtë sezon, plot 9 përballje me Barça-n, duek arritur të dhurojë dhe 2 asistime, si dhe ka arritur të krijojë një numër të konsiduershëm rastesh për shënim, duke bërë që bordi të mendojë për një “dhuratë” për të.
Këta të fundit, kanë vendosur këtë të hënë t’i rinovojnë marrëveshjen me 16-vjeçarin spanjoll, me kontratën e re që do të skadojë në verën e vitit 2026 dhe ka një klauzolë largimi prej 1 miliardë eurosh. /i.m /abcnews.al