La Liga kishte refuzuar regjistrimet e blerjeve të reja të Barcelonës dhe klubi katalanas, për t’i vënë ato në dispozicion të Xavi për ndeshjen e së shtunës me Rayo Vallecano, është gati të përdorë një tjetër levë financiare. Ata do të shesin një tjetër përqindje të “Barça Studios”.
Sipas “Radio Barcelona”, bëhet e ditur se gjithçka do të ndodhë sot dhe se për këtë arsye shitja është e afërt. Katalanasit do t’i japin grupit GDA Luma 25% të tjera nga “Barça Studios” për rreth 100 milionë euro.
Mund të mos mjaftojë edhe kjo, që aktivizimi i levës së katërt të kombinohet edhe me një ulje tjetërpagash për 30-40 milionë euro. Në atë momen nga La Liga do të mbërrijë drita jeshile për transferimet e reja./ h.ll/abcnews.al