Barazuan me Napolin, Pique: Duhej të fitonim 4-1 ose 5-1

schedule21:45 - 17 Shkurt, 2022

schedule 21:45 - 17 Shkurt, 2022

Barcelona nuk mundi të merrte 3 pikët në “Camp Nou” përballë Napolit, në një sfidë qe u mbyll 1-1 mes dy skuadrave, të cilat lanë gjithçka hapur për ndeshjen tjetër të kthimit në Europa League.

Katalanasit kishin disa mundësi shënimi përballë skuadrës italianë, me futbollistët që nuk mundën të finalizonin rastet e krijuara.

Pas ndeshjes mbrojtësi i Barçës, Gerard Pique “qan” rastet e humbura, ndërsa theksoi se skuadra e tij duhej të fitonte 4-1 ose 5-1 përballlë Napolit në “Camp Nou”.

“Tani kemi atë ndjenjën që mund ta kishim kaluar këtë ndeshje lehtësisht me rezultatin 4-1 ose 5-1. Rezultati nuk është aq i mirë dhe gjithçka është e hapur. Kur të dojë të hyjë goli, do të hyjë.

Shanset janë dhe do të finalizojmë, është thjesht çështje kohe dhe besimi. Nëse Barcelona luan kështu, jam i bindur se ne mund të fitojmë Europa League. Është një kompeticion që na emocionon dhe duam ta fitojmë atë.

Sa i takon Dembele, e kam thënë se njerëzit janë të lirë për gjithçka. Gjithsesi ata duhet ta dinë se të vërshëllesh gjatë ndeshjes nuk është gjë e mirë. E kuptoj që ka njerëz të mërzitur, por le të vërshëllejnë në fund të ndeshjes”, tha Pique. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!