Barazoi ndaj Fulham, Klopp: Nuk merituam më shumë se 1 pikë, ishte një ndeshje e keqe

schedule19:00 - 6 Gusht, 2022

schedule 19:00 - 6 Gusht, 2022

Liverpool nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Fulham në ndeshje e parë të sezonit. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp e pa vetën dy herë në disavantazh, por Salah dhe Nunez i shpëtuan “The Reds” nga humbja.

Pas kësaj ndeshje që nuk ishte aspak pozitive për nën kampionet e Anglisë, ka folur edhe timonieri gjerman, Klopp, i cili ka theksuar se skuadra e tij nuk meritoi më shumë se 1 pikë në këtë sfidë, pasi sipas tij kjo ishte një nga ndeshjet më këqija të zhvilluara nga “The Reds”.

“Gjëja më e mirë e kësaj ndeshje është rezultati. Ne morëm një pikë nga një ndeshje shumë e keqe e skuadrës sime”, tha Klopp pas ndeshjes për “BT Spors”.

“Tani pyetja, ‘si ndodhi kjo?’ I kam thënë tashmë kolegëve të juaj që sjellja e jonë nuk ishte e duhura që në fillim. Pastaj ne duhet të luftojmë që ta kthejmë rezultatin që nuk ishte e lehtë – fusha ishte shumë e thatë, gjëra të tilla nuk funksionojnë dhe ne luajtëm ashtu si deshën ata.

Kur ne kishim më shumë kontrolle, ne përfundonim para portës së tyre, madje edhe kur ne po humbnim 1-0 kishim mundësi më të mira për shënim. Rezultati është në rregull. S’mendoj që merituam më shumë së kaq, por paraqitja është më e përmirësuar”, ka deklaruar tekniku i “The Reds”.

I pyetur nëse ai i kishte folur ashpër skuadrës së tij në pushim lojës kur ata ishin duke ndjekur rezultatin pas golit me kohë të Mitroviç, ai përgjigjet: “Po! Nuk mund t’i ledhatojmë gjithmonë djemtë. Ne e bëjmë këtë vetëm kur ata e meritojnë.

Pjesa e parë, ne filluam ndeshje krejtësisht kundër mënyrës që e dëshirojmë. Ne nuk gjetëm hapësira dhe të gjithë ishin në presion. Ne nuk mund t’i thyenim vijat mbrojtëse të tyre.

Ishte një mesazh i qartë para ndeshjes, se ajo çfarë duhet të bëjmë është të rrezikojmë. Humbëm topa, dhe në çdo luftë për top ata fitonin, në secilën shans, në secilën goditje, ishte një ndeshje e mirë nga ata.

Ne asnjëherë se patëm momentin. Ne mund ta fitonim ndeshjen, kishim shanse më të mira, por kjo ndoshta ishte një detyrë e rëndë për ne.” /f.a/abcnews.al