Barazoi me Bolognan, Mourinho: Një ndeshje pa cilësi. Lodhja? Është normale

schedule10:25 - 2 Maj, 2022

schedule 10:25 - 2 Maj, 2022

Jose Mourinho , trajneri i Romës, foli pas barazimit që skuadra e tij mori ndaj Bolognas në javën e 34-të të Seria A.

“Një ndeshje pa cilësi. Skuadra që donte të fitonte nuk luajti shumë mirë, skuadra që nuk donte bëri të tyren. Ndeshja dhe arbitri nuk ishte i shqetësuar për cilësinë e shfaqjes. Ndeshje e dobët për mua.”

A është normale të ndihesh i lodhur? “Sigurisht që është normale, ka lojtarë të lodhur. Të enjten luajmë me një kundërshtar që la 9 lojtarë për të pushuar sot. Më duhet të përpiqem t’u jap lojtarëve të mi kushtet minimale fizike për ndeshjen kundër Leicesterit”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!