Ishte një gol i nevojshëm. Pas shumë e shumë përpjekjesh, “Tulipanët” e Holandës kanë arritur të barazojnë shifrat ndaj Turqisë, me djemtë e Ronald Koeman, që kanë nisur festën e tifozëve tëtyre, në “Olympiastadion”, të Berlinit.
Një krosim perfekt në zonë kapet në mënyrën më të mirë të mundshme nga “shtatlarti” i mbrojtjes, Stephan de Vrij, i cili dërgon topin në rrjetë me një goditje perfekte. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al