Barazimi ndaj Newcastle, Guardiola flet hapur pas ndeshjes

schedule16:22 - 30 Nëntor, 2019

schedule 16:22 - 30 Nëntor, 2019

Manchester City ka bërë një tjetër hap fals në Premier League, në atë barazim 2-2 përballë Newcastle. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, u pa shumë i acaruar me mbarëvajtjen e takimit në vërshëllimën finale, por në intervistën e tij pas ndeshjes, arriti të përmbahej.

Megjithatë, Guardiola vazhdon të insistojë se skuadra e tij është më e mira në Angli dhe se sot, ishin të pafat. “Ishte një ndeshje e vështirë, por arritëm të tregonim forcën tonë dhe kaluam dy herë në avantazh. Kundërshtari pati vetëm dy raste dhe arriti të shënojë. Ishim të pafat.

Katër vitet e fundit kemi qenë skuadra më e mirë në Angli dhe gjithmonë e kemi gjetur një mënyrë për të fituar. Sot e gjetëm dy herë, por u ndëshkuam në fund. Ky rezultat duhet pranuar, të fokusohemi te forca jonë dhe ta shfrytëzojmë. Le t’i përjetojmë këto rezultate negative ashtu siç bëjmë me fitoret”, tha mes të tjerash strategu spanjoll./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!