Derbi i Madridit mes Real dhe Atletico u mbyll me shifrat 1-1, një rezultat, që i shkon përshtat vetëm Barcelonës. Tashmë diferencat janë të arritshme dhe Atletico nuk është e sigurt në vendin e parë.
Pas ndeshjes për mediet foli Simeone, i cili u shpreh se deri në fund do të jetë e vështirë dhe foli edhe për fjalët e fillimit të sezonit, kur thuhej se Atletico do përfitonte nga dobësia e Barçës e Realit dhe do fitonte La Ligan thellë.
“Nuk dua të jem ekstrem në atë që them. Në këtë ndeshje bëmë gjëra të mira dhe të rëndësishme. Do të jetë shumë e vështirë deri në fund. Ekipi ka bërë përpjekje të madhe për të arritur deri këtu.
Të gjithë thoshin se do e fitojmë La Liga-n me 20 pikë diferencë. Në fakt nuk e di ç’mendonin kur e thoshin këtë. Ne duam të jemi më të mirë se në vitin e shkuar dhe jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Simeone. /abcnews.al