TIRANË- Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Ledio Pano, i ftuar në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, analizoi paraqitjen e kombëtares në sfidën kundër Kroacisë, sfidë kjo që u luftua shumë, por në fund përfundoi barazim në 2:2.
Ai theksoi se Trajneri Sylvinho duhet të kishte bërë ndryshimet më herët pasi kjo lëvizje do të freskonte ekipin për të sulmuar drejt portës kundërshtare.
Sipas tij, po të ishte Armando Broja pas minutës së 60’ në fushë, Shqipëria mund ta kishte fituar përballjen kundër Kroacisë së Modriç dhe veteranëve të tjerë.
Ai theksoi se Broja do bënte diferencë, sidomos në 30 minutat e fundit të sfidës.
“Ndryshimet e Sylvinho duhet të ishin bërë më herët. Po të ishte Broja në minutën e 60 ne mund ta kishim fituar ndeshjen. Broja do të bënte diferencën nëse do ishte në fushë. Ishte një ndeshje ideale, sidomos për një pjesë loje”, tha ai./abcnews.al

