E para ndeshje në kupat e Europës dhe Struga ka përjetuar emocione të mëdha në minutat shtesë në ndeshjen kundër Liepaja.
Ekipi shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut mori një barazim 1-1 në transfertën letoneze dhe tani shpreson që të kualifikohet në turin e dytë të Conference League.
Strugës i mjafton të bëjë ndeshjen e jetës në duelin e kthimit dhe një fitore me çfarëdo rezultati ia realizon objektivin e kalimit të turit.
Dodo i Liepaja shënoi pas gjysmë ore lojë, ndërkohë që Struga ishte ajo që zotëroi topin dhe tentoi më shumë golin. Loja e bërë u shpërblye në fund, kur Besir Iseni shënoi golin e parë europian të Strugës. /abcnews.al