Vllaznia dhe Luftëtari janë ndarë në barazim pa gola në Shkodër. Edhe pse dy skuadrat luftuan dhe tentuan të krijonin raste për shënim, golat dhe rastet e pastra munguan. Vllaznia u mundua të shtyjë më tepër dhe të marrë pikët e plota në shtëpi, por Luftëtari arriti të mbrohet mirë dhe ia doli të dalë me pikë nga transferta shkodrane.
Plot tetë kartonë të verdhë u treguan në këtë sfidë, çka pasqyron luftën e fortë që të dy skuadrat paraqitën në fushën e blertë. Pas javës së pestë, Vllaznia numëron 6 pikë, ndërsa Luftëtari pesë./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE (16:00)
Vllaznia – Luftëtari 0-0
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Hygor (Pusi 84′), Sinho, Kruja, Lika, Shtubina (Bardulla 62′), Zogaj (Da Silva 56′). Trajner: Mirsad Jonuz
Luftëtari: Paiteris, Dushkaj (Rapo 55′), Isufi, Demo, Lala, Renja, Hyseni, Açka, Prikas, Ziaj (Oshafi 67′), Fili (Vyent 83′). Trajner: Giorgos Marantas