Një ndeshje pa gola ka përfunduar në Bergamo, ku Atalanta dhe Juventus u ndanë në barazim me rezultatin 0-0.
Një ndeshje me shumë raste nga të dyja palët, por asgjë e konkretizuar në 90 minuta. Bergamezët ishin më të rrezikshëm, por nuk mundën të gjenin portën e bardhezinjve.
Edhe Juventus pati rastet, por gjithashtu topi nuk deportoi në rrjetë.
Me nga një pikë të fituar në këtë sfidë, Juventus renditet në vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e pestë me 13 pikë./h.ll/abcnews.al