Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Barazia para ligjit ka garant PS-në’, Rama: Drejtësia po godet majtas dhe djathtas. ‘Timoni vetëm’ ja vlejti

schedule17:50 - 1 Maj, 2025

schedule 17:50 - 1 Maj, 2025

Kryesocialisti Rama në përmbyllje të turit të tij elektoral në 12 qarqet e Shqipërisë u ndal në qytetin e Kuçovës. Në një takim me elektoratin rozë, Rama tha se timon vetëm të cilën ai e kërkonte dhe më parë ia ka vlejtur sepse sot kemi një drejtësi që godet dhe majtas dhe djathtas. Sipas tij, barazia para ligjit ka garant Partinë Socialiste.

“Ju kujtohet kur unë ju thosha ma jepni timonin vetëm, sepse me të tjerë në prehër nuk e bëjmë dot. Ishte koha kur na ishin mbledhur të tërë poshtë te kryeministria për të mos lënë drejtësinë të merret pushtetin e vet.

Koha tregoi që timoni ja vlejti dhe kur unë thosha atëherë që na duhet një drejtësi të shohi drejt nuk bëja propagandë sepse sot kemi një drejtësi që pavarësisht të gjitha çfarë ne diskutojmë po godet majtas dhe djathtas.

Barazia para ligit është themelore për ta çuar Shqipërinë si zonjë në sallonin e Europës. Kur dëgjon bufin që thotë në 12 maj do shkrijë SPAKun apo kur sheh të tjerë që bëjnë sikur e duan votën të mbrojnë SPAKun nga ne, kuptonë që këta politikanë nuk e kuptojnë që drejtësia është për punën e saj dhe rreziku që drejtësia të kthehet pas është real. Barazia para ligjit ka garant Partinë Socialiste. “

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!