Barack dhe Michelle Obama janë kthyer në Shtëpinë e Bardhë për të zbuluar portretet e tyre zyrtare. Më shumë se pesë vjet pasi Obama përfundoi mandatin e tij të dytë, ish presidenti amerikan dhe gruaja e tij u pritën nga personi që shërbeu si zëvendëspresident i tij, Joe Biden.
Përpara se të zbuloheshin portretet në East Room, presidenti aktual i SHBA-ve përshëndeti çiftin teksa tha: “Asgjë nuk mund të më kishte përgatitur më mirë apo më shumë për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara sesa të jem pranë jush për tetë vjet, dhe këtë e them nga thellësia e zemrës sime.”, tha ai.
Portreti i tij është realizuar nga artisti Robert McCurdy. Obama është përshkruar në një sfond të bardhë ndërsa ish zonja e parë është pikturuar me një fustan blu nga artisti Sharon Sprung.
/abcnews.al